Kombëtarja akomodohet në Dusseldorf/Sylvinho pritet të bëjë disa ndryshime në formacion për Spanjën

Shqipëria dhe Spanja luajnë nesër në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorfit përballjen e fundit në Grupin B të Euro 2024. Kuqezinjtë do kërkojnë tri pikët kundër një rivali të kualifikuar për më tej dhe që në tetë ndeshje nuk e kanë mundur në asnjë rast.
Ndërkohë sot kuqezinjtë zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes në Dortumnd në bazën stërvitore, jo në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Sakaq konferenca zyrtare e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dusseldorf në orën 18:45.
Për sa i përket formacionit, trajneri Sylvinho duket se do bëjë disa ndryshime në ekip, duke i besuar një fanellë titullari Arbër Hoxhës dhe Ivan Balliut, kjo nga minuta e parë. Rikthim edhe për Brojën që u la pushim në ndeshjen me Kroacinë edhe sepse ka një karton të verdhë dhe një tjetër do të thoshte se nuk luante kundër Spanjës.Në mbështetje te kuqezinjve në stadiumin e Dusseldorfit besohet se do jenë më shumë se 30 mijë shqiptarë, duke u dhënë zemër lojtarëve në fushë. Kundër Italisë në ndeshjen e parë ishin më shumë se 50 mijë tifozë të Shqipërisë, teksa pamjet e ultrasve kanë bërë bujë në Evropë.
Të hënën në 21:00 të gjithë shqiptarët do i kenë sytë në Dusseldorf, aty ku stadiumi me 49 mijë ulëse duket se do “vishet ” kuqezi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

6 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

6 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

6 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

6 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

6 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

23 hours ago

This website uses cookies.