Kombëtarja dhe Vllaznia në “Studio sport”/Opinionet e specialistëve Vata, Doçi, Mani dhe tifozi Karakaçi
Emisioni i radhës Studio Sport që transmetohet si çdo të mërkurë në ekranin e RTSH Shkodra, vemendjen kryesore e kishte tek fitoret e kombëtares kuqezi, por edhe situatën në kampin kuqeblu, pragndeshja e javës së nëntë, Skënderbeu-Vllaznia. Ish kapiteni i kombëtares, Rudi Vata në një lidhje direkte nga Skocia, si dhe të ftuarit në panel, trajnerët e futbollit, Edmond Doçi dhe Ardit Mani, si dhe tifozi Astrit Karakaçi, dhanë opinionet e tyre. Për Rudi Vatën, në këtë paraqitje të kombëtares, meritë ka trajneri Silvinjo.
Më pas, vemendjen e mori situata aktuale te Vllaznia, përfshirë edhe pragndeshja e javës së nëntë, Skënderbeu-Vllaznia.
Pjesë e emisionit Studio Sport në RTSH Shkodra, ishin edhe komentet për suksesin e Vllaznisë së futbollit femra, kryesuese e kampionatit, lojrat me dorë, boksi, futbolli i moshave, etj.