Kombëtarja e Boksit në Europianin e Beogradit/Kuqezinjtë konkurojnë me pesë pesha, spikasin shkodranët Kajoshi dhe Drini

Kombëtarja e boksit e drejtuar nga trajneri shkodran Zef Gjoni, si dhe kolegët e tij Gëzim Zeneli dhe Sead Bushati është pjesëmarrëse e Kampionatit Europian për kategorinë e të rriturve, i cili këtë vit zhvillohet në kryeqytetin serb Beograd.

Në përbërje të delegacionit sportiv shqiptar bëjnë pjesë pesw boksierë. Ato janë: Ani Haxhillari kategoria e peshës 57 kg, Alban Beqiri kategoria e peshës 71 kg, Arjon Kajoshi kategoria 75 kg, Senad Drini kategoria 80 kg dhe Luis Gjolena kategoria 92 kg.

Në bazë të shortit që është hedhur, i pari që starton për ekipin tonë është boksieri Ani Haxhillari kategoria 57 kg i cili do të ketë përballë Krzpiet Jakub ( Poloni). Më pas do të jetë boksieri shkodran Senad Drini kategoria 80 kg i cili do të ketë përballë Osaro Lucky Aimufua ( Austri).

Menjëherë pas Drinit në programin e konkurimit është radha e boksierit tjetër shkodran Arjon Kajoshi që bokson në kategorinë 75 kg i cili do të ketë përballë Marian Alexandru Buleu ( Roumani). I fundit nga lista e boksierëve shqiptarë në këtë Europian është konkurimi i Luis Gjolenës kategoria 92 kg i cili do të ketë përballë Koppany Feher (Hungari).

Nisur nga faza përgatitore e zhvilluar në Shkodër pak ditë më parë, pritshmëritë më të mëdha për medalje janë për dy boksierët shkodranë, Arjon Kajoshi dhe Senad Drini.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.