Kombëtarja e boksit nis përgatitjet / Zëvendëstrajneri Vila: në Itali me 4 boksierë, synojmë medalje
Aktiviteti i parë i sportit të boksit për vitin 2024 është konkurimi në turneun ndërkombëtar të Italisë, i vlefshëm për kualifikueset e Olimpiadës botërore. Në pritje të këtij aktiviteti, Federata Shqiptare e Boksit ka bërë të mundur grumbullimin e ekipit kombëtar në qytetin e Shkodrës nën drejtimin e trajnerëve, Zef Gjoni, Lazarin Vila dhe Jetmir Kuçi. Dertaje më të shumta rreth grumbullimit, jep zv.trajneri i kombëtares, Lazarin Vila.
Në vijim, shkodrani Vila, sqaron se në grumbullim janë dhjetë boksierë, ndërkohë që në konkurimin zyrtar të Italisë do të jenë vetëm katër boksierë.
Krahas grumbullimit në Shkodër, Kombëtarja e Shqipërisë në boks pritet të zhvillojë edhe një grumbullim më professional në Itali, rreth dhjetë ditë përpara aktivitetit zyrtar.