Kombëtarja e femrave, fitore me përmbysje

Kombëtarja e femrave, fitore

Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë të dytë radhazi Kroacinë, këtë herë në transfertë. Shqipëria triumfoi me përmbysje 2-1 në “Sport Centre Rudes”, në sfidën e vlefshme për grupin B4 të UEFA Nations League.

Fortesa Berisha barazoi rezultatin në minutën e 32-të, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e 71-të si pasojë e një autogoli nga Balog, pas një aksioni të shkëlqyer të Berishës.

Trajneri Armir Grima e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Antigona Hyska (GK), Klea Hamonikaj, Alma Hila, Arbiona Bajraktari, Armela Tukaj, Ilarja Zarka, Ezmiralda Franja, Fortesa Berisha, Megi Doçi (C), Valentina Troka, Qendresa Krasniqi.

Kroacia kaloi e para në avantazh pas golit të Ivana Slipčević në minutën e 11-të. Megjithatë, Shqipëria reagoi mirë dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 32-të me një realizim të bukur nga Fortesa Berisha. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Fraksioni i dytë nisi me Shqipërinë më kërkuese. Vajzat kuqezi u shfaqën disa herë rrezikshëm në sulm me Fortesa Berishën dhe Valentina Trokën.

Në minutën e 71-të, pas një aksioni nga krahu, Berisha pasoi në zonë dhe Balog në përpjekje për të larguar topin, e devijoi në portën e saj, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin dhe fitoren.

Ky është një tjetër sukses historik për Kombëtaren shqiptare të vajzave, që me këtë fitore renditet në vendin e tretë në Grupin B4 të UEFA Nations League, me 6 pikë.

Dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në këtë grup do të jenë ndaj Ukrainës në transfertë dhe ndaj Çekisë në shtëpi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.