Kombëtarja e Femrave, gati për Luksemburgun/ Euro “Zvicër 2025”. Doçi dhe Bajraktari, optimiste për fitore

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra do të përballet me Luksemburgun në kuadrin e kualifikueseve të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”. Në prag të kësaj sfide, ekipi i drejtuar nga trajneri shkodran Armir Grima zhvilloi seancën e fundit stërvitore, ndërkohë që dy titullaret, Megi Doçi dhe Arbiona Bajraktari, shprehen optimiste për rezultat pozitiv.Në dispozicion të trajnerit shkodran Armir Grima për këtë ndeshje janë edhe një pjesë e mirë e futbollisteve të ekipit të Vllaznisë, kampion kombëtar në fuqi.