Kombëtarja e femrave mbërrin në Zagreb, të martën ndeshja me Kroacinë

Kombëtarja e femrave mbërrin në Zagreb

Kombëtarja e femrave ka udhëtuar drejt Zagrebit për ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, e vlefshme për grupin B4 të UEFA Nations League.

Vajzat kuqezi arritën një fitore të madhe të premten në “Loro Boriçi”, me rezultatin 4-0 ndaj Kroacisë dhe do të tentojnë sërish një tjetër triumf në transfertë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i vetmi shqetësim për grupin është portierja Viona Rexhepi, e cila u dëmtua në sfidën e të premtes. Gjendja e saj po mbahet në vëzhgim nga stafi mjekësor i Kombëtares dhe do të vendoset nesër nëse do të jetë në dispozicion të trajnerit Armir Grima.

Gjithashtu, në këtë sfidë tekniku kuqezi nuk do të ketë në dispozicion Arbenita Currajn, e cila ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë dhe pa probleme fizike.

Ekipi do të mbyllë nesër përgatitjet për sfidën ndaj Kroacisë, që do të luhet më 8 prill, në “Sport Centre Rudes”, në orën 16:00.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.