Kombëtarja e femrave mund Luksemburgun, trajneri, Armir Grima, i kënaqur me skuadrën dhe vendin e parë në grup
Me fitoren 3 me 1 ndaj kombëtares së Luksemburgut, Shqipëria e futbollit femra arrin një rezultat historik duke u renditur e para e grupit C5 duke siguruar Play-Off-in e Europianit “Zvicër 2025”. Krahas futbollisteve kuqezi, një meritë të veçantë në këtë sukses ka edhe trajneri i kombëtares, shkodrani Armir Grima, i cili në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes shprehet shumë i kënaqur për suksesin e arritur, ndërkohë që përcjell falenderime për vajzat utbolliste të kombëtares shqiptare.
Referuar përballjes me Luksemburgun, tre golat e fitores nga futbollistet kuqezi u shënuan nga Megi Doçi, Qëndresa Krasniqi dhe Fortesa Berisha.