Kombëtarja e futbollit femra, stërvitje në Shkodër – Trajneri Grima, vlerëson Norvegjinë, por në “Loro Boriçi”, pret rezultat pozitiv
Që prej ditës së dielë, Kombëtarja e futbollit të femrave gjendet në Shkodër, ku po kryen përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare kundër Norvegjisë, të vlefshme për raundin e parë të Europianit “Zvicër 2025”.
Në prononcimin e dhënë për RTSH Shkodra, trajneri Armir Grima bën të ditur se me skuadrën janë bashkuar emra të ri, por ka edhe rikthime të titullareve.
Norvegjia konsiderohet një kundërshtar shumë i fortë, por trajneri Grima është optimist se skuadra e tij do të bëjë më të mirën e mundshme, ndërkohë që fton tifozët shkodranë, t’i mbështesin në ndeshjen e parë që do të luhet të premten në Shkodër.
Ndeshja e parë do të luhet, më 25 tetor në ora 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe hyrja është falas.
Ndërsa takimi i dytë më 29 tetor, në stadiumin “Ullevaal” të Oslos, në ora 19:00.