Kombëtarja e vajzave test miqësor/Vijojnë përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë

Kombëtarja e vajzave po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të zhvillohet më 3 dhjetor në stadiumin “Eugen Popescu” në orën 17:00. Vajzat janë grumbulluar që prej ditës së hënë dhe po stërviten në “Shtëpinë e Futbollit”.
Përgatitjet kanë shkuar mirë, ndërsa sot vajzat zhvilluan një test miqësor kundër ekipit të djemve U-15 të “Elite Youth Academy”. Ky test miqësor u organizua me qëllim që të vlerësohej forma fizike, për të testuar lojtarët e rinj dhe për të integruar talentet e reja.
“Elite Youth Development Academy” është projekti ambicioz i Federatës së Futbollit, i cili synon të edukojë dhe trajnojë talentet e reja si në aspektin profesional, ashtu edhe atë personal. Ky projekt ka filluar zbatimin që nga shtatori i këtij viti dhe specialistët e ekipeve Kombëtare dhe Drejtorisë Teknike kujdesen për fëmijët e përzgjedhur.
Kombëtarja e vajzave do të udhëtojë drejt Rumanisë më 1 dhjetor, ndërsa ndeshja miqësore do të luhet të martën e 3 dhjetorit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.