Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja e vajzave

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj Ukrainës. Ekipi është vënë nën urdhrat e stafit teknik që prej ditës së diel dhe sot ka zhvilluar një seancë stërvitore në terrenin stërvitor “Pepa” në Elbasan, me fokus te aspektet teknike.

Skuadra ka reaguar pozitivisht gjatë seancës së sotme dhe stafi është i kënaqur me gjendjen e tyre.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Ukrainës më 21 shkurt, ora 18:00, në stadiumin “Niko Dovana”. Kombëtarja ka nevojë për mbështetjen e tifozëve, teksa FSHF njofton se hyrja në stadium do të jetë falas.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.