Kombëtarja kërkon 3 pikë me Spanjën, Hoxha: Do të provojmë gjithçka për gjithçka për fitoren
Kombëtarja shqiptare ka nisur punën për duelin me Spanjën. Duel ky që do të luhet ditën e hënë në orën 21:00 në Dusseldorf.
Në konferencën për shtyp të ditës së sotme ishte i pranishëm Arbër Hoxha. Sulmuesi i Kombëtares ka theksuar se kuqezinjtë nuk kanë asgjë për të humbur dhe se do të provojnë gjithçka për gjithçka për fitoren ndaj spanjollëve që do të sjellë më pas edhe kualifikimin për në fazën tjetër.
Spanja është e vetmja që ka siguruar kualifikimin si vend i parë. Iberikët ndodhen në kuotën e 6 pikëve.
Pas tyre vjen Italia me 3 pikët që fitoi kundër Shqipërisë. Në anën tjetër Shqipëria lë pas Kroacinë, dhe pse të dyja janë kuotën e vetëm 1 pike.