Kombëtarja, konfirmohen tre mungesa
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Nations League, kundër Çekisë në 16 nëntor dhe kundër Ukrainës në 19 nëntor (të dyja ndeshjet do të luhen në “Air Albania”.
Gazetari i RTSH Sport, Alban Hasani, që po ndjek seancën stërvitore të kuqezinjve ka mësuar se tre lojtarë të kombëtares nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjet e radhës.
Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla dhe Keidi Bare do të mungojnë në ndeshjet kundër Çekisë dhe Ukrainës, ndërsa sulmuesi Manaj mbetet në dyshim. Pritet përgjigjja e testeve mjekësore për të mësuar nëse Manaj do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy ndeshje vendimtare.