Categories: LajmeSportFutboll

Kombëtarja kuqezi, FSHF i akordon çmimin “Nderi i Kombit në Futboll”

Shqipëria siguroi një sukses fantastik këtë vit, teksa për herë të dytë në histori u kualifikua në finalet e një Europiani. Por jo vetëm kaq, këtë edicion kualifikues ekipi Kombëtar bindi me lojë dhe rezultat, duke u renditur në vendin e parë dhe duke dominuar ndaj çdo kundërshtari në Grupin E.

Një sukses i jashtëzakonshëm, më i miri në histori që erdhi gradualisht si pasojë e punës së mirë të bërë nga FSHF, trajneri Silvinjo, stafi teknik dhe lojtarët.

Për këtë arsye një çmim i veçantë në Mbrëmjen Gala të FSHF-së “Më të Mirët 2023” ka shkuar pikërisht për ekipin Kombëtar të Shqipërisë me titullin “Nderi i Kombit në Futboll”. Kombëtarja solli gëzim dhe i bashkoi të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në çdo ndeshje. Si asnjëherë tjetër, stadiumi ishte në çdo ndeshje “sold – out” dhe interesi për biletat kaloi çdo kufi duke bërë që të shiten në pak orë.

Shqipëria dhuroi spektakël në fushë me performancë, rezultat dhe gola spektakolar, ndërsa në Europian do të luajë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Gjatë Mbrëmjes Gala, u ripërshkruan edhe njëherë të gjitha momente magjike e më pas lojtarët e pranishëm dhe stafi teknik me në krye trajnerin Silvinjo dolën në skenë dhe morën çmimin “Nderi i Kombit në Futboll”, që i është dorëzuar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka , i cili falënderoi ekipin Kombëtar që na bëri krenarë të gjithëve me arritjet e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

11 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

11 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

11 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

13 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

13 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

14 hours ago

This website uses cookies.