Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, që luhet të premten më 21 mars, në “Wembley Stadium” në orën 20:45.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Me të mbërritur në Londër, kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel.

Nesër Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 19:00 në “Wembley Stadium”, ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho dhe një lojtar do të jenë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 18:15.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.