Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të enjte seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024 në qendrën stërvitore të Stegersbah të Austrisë. Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë punuar me grupin e plotë dhe për më shumë se 1 orë e 30 minuta në fushë dhe në palestër.
Deri më tani nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe ata të cilët nuk u aktivizuan në miqësoren e parë ndaj Lihtenshtejnit do të jenë plotësisht të gatshëm për sfidën e dytë të përgatitjeve, atë ndaj Azerbajxhanit.
Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë shfaqur të karikuar në stërvitje, duke shfaqur impenjim dhe seriozitet maksimal në çdo moment.
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë këtë të premte miqësoren e fundit dhe më pas më datën 8 qershor do të niset për në Gjermani, si skuadra e parë që mbërrin për finalet e Euro 2024, për t’u akomoduar në Kaiserau Sportcenter, aty ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut.
Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…
Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…
Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
This website uses cookies.