Kombëtarja ndërpret superioren, kuqezinjtë nisin përgatitjet për miqësoret e marsit

Pas javës së 28-të Kampionati Kombëtar i kategorisë Superiore, por edhe i kategorive të tjera është ndërprerë për t’i lënë radhën Kombëtares së Shqipërisë, e cila do të luajë dy miqësore përgatitore gjatë ditëve të fundmarsit. Në këtë mënyrë trajneri Silvinjo ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit me 22 mars, që do të luhet në stadiumin ‘Ennio Tardini’, ora 20:45 si dhe me Suedinë më 25 mars, në stadiumin ‘Friends Arena’, ora 19:00. Në prag të këtyre miqësoreve ka folur edhe trajneri Silvinjo duke bërë një panoramë të lojtarëve që ka në dispozicion.

“Është e vërtetë që kemi shumë ‘dhimbje koke’për repartin e sulmit, por që është shumë normale dhe që është e pranueshme për mua. Këtë herë nuk do të jenë me ne Daku, Muja dhe Gjasula. Janë lojtarë shumë të rëndësishëm, të cilët i kemi në konsideratë dhe janë në planet tona. Por ne duhet të provojmë sa më shumë lojtarë në këtë moment. Kemi Manaj, i cili vjen për herë të parë me mua në Kombëtare, Brojën, i cili vjen për herë të dytë me mua në Kombëtare. Herën e parë nuk kemi pasur mundësi ta provojmë sepse ai u detyrua të largohej i dëmtuar. Kemi marrë dhe Arbër Hoxhën, i cili është një lojtar shumë interesant.”

Kuqezinjtë po stërviten në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ dhe do të qëndrojnë në Tiranë deri të enjten në mëngjes për t’u nisur më pas drejt Italisë, ku do të luhet miqësorja me Kilin në stadiumin ‘Ennio Tardini’, Parma më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.