Kombëtarja në “Studio Sport”- Të ftuarit analizojnë takimet e Shqipërisë në “National League”

Emisioni sportiv “Studio Sport”, në RTSH Shkodra, drejtuar nga gazetari Gasper Marku, mbrëmjen e së mërkurës u ndal kryesisht tek dy ndeshjet e Kombëtares .
Të ftuar në panel ishin Armir Grima, trajner i Kombëtares futboll femra, Artan Kalaja, trajner volejbolli Vllaznia, Armando Lohja ,Sportdashës.
Në lidhje të drejtpërdrejtë nga Kanadaja dhe Tirana ishin Elvin Beqiri, ish -futbollist i Kombëtares dhe Ervin Baku, gazetar sportiv.
Krahas ndeshjeve të Kombëtares, në panel u diskutua edhe për takimin që Vllaznia do të zhvilloëj ndaj Teutës në fundjavë, por edhe për fitoren Vllaznisë në volejboll ndaj Skenderbeut ,për kupë.