Kombëtarja nis grumbullimin, Asllani në dyshim
![Asllani 1](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/Asllani-1.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Asllani 1
Silvinjo ka nisur nga puna për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, atë me Moldavinë në 17 nëntor dhe me Ishujt Faroe më 20 nëntor. Por jo i gjithë grupi ka qenë në gatishmëri të trajnerit brazilian në stërvitjen e djeshme.
Në këtë stërvitje, Kombëtarja dhe ekipi i U-21 janë bashkuar duke kryer një seancë stërvitore të përbashët së bashku me trajnerët, Sylvinho dhe Alban Bushi.
Në Shtëpinë e Futbollit në FSHF nuk janë bashkuar të gjithë lojtarët në grumbullim. Kristjan Asllani, mesfushori i Interit po kryen stërvitje të diferencuar për shkak se nuk është në gjendje optimale për tu stërvitur me grupin.
Kujtojmë që i vetmi ndryshim i bërë në listë nga Silvinjo, nga lista paraprake është Jon Mersinaj, i cili zuri vendin e të dëmtuarit, Arlind Ajeti.