Kombëtarja nis përgatitjet për miqësoret, mungojnë Aliji dhe Laçi

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar ditën e sotme seancën e parë stërvitore në prag të ndeshjeve miqësore kundër Kilit dhe Suedisë. Nga 26 lojtarët e grumbulluar vetëm 2 nuk kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e sotme.

Dy futbollistët që ende nuk kanë mbërritur në Shqipëri për t’iu bashkuar Kombëtares janë Naser Aliji dhe Qazim Laçi, për shkak të impenjimeve me klubet e tyre. Të 24 lojtarët e tjerë kanë qenë të pranishëm në kampin kuqezi, teksa janë takuar me trajnerin Silvinjo dhe stafin e tij teknik. Një pjesë e madhe e tyre ka zbritur në fushën e blertë për një seancë stërvitore që ka qenë me ngarkesë të lehtë, duke patur parasysh se kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre në fundjavë.

Një pjesë e vogël u është nënshtruar seancave të fizioterapisë, por pritet që të gjithë të jenë të gatshëm të martën për trajnerin Silvinjo, që, sipas burimeve pranë kampit kuqezi, ka të ngjarë që të zhvillojë dy seanca stërvitore, njërën paradite e tjetrën pasdite. Në seancën e së hënës, me Kombëtaren e të rriturve është bashkuar edhe një pjesë e përfaqësueses kuqezi të Nën-21-vjeçarëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.