Categories: LajmeSport

Kombëtarja-probleme me listën e grumbullimit / Ajeti dhe Asllani, shqetësojnë teknikun Sylvinjo

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, ndaj Moldavisë më 17 nëntor në transfertë e më pas ndaj Ishujve Faroe më 20 nëntor në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë janë grumbulluar në Tiranë ku do të zhvillojnë edhe stërvitjet në ambientet e “Shtëpisë e Futbollit”. Nga sa bëhet e ditur, grupi ka nisur të kompletohet me futbollistët që mbërrijnë nga klubet e tyre ku luajnë në kampionatet europiane. Përgjithësisht duket një atmosferë pozitive tek të gjithë pjesëtarët e kampit kuqezi, duke nisur nga vetë futbollistët si dhe stafi teknik. Megjithatë, jo gjithçka shkuar sipas planeve të parashikuara më herët, pasi fundjava ka nxjerrë në pah dy dëmtime futbollistësh titullarë që kanë shqetësuar jo pak teknikun Silvinjo. I pari ka të bëjë me Arlind Ajetin, i cili  është dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit në kampionatin rumun me Cluj, por është paraqitur që mbrëmë në grumbullimin e Kombëtares, duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore. Pas rezonancës magnetike është konkluduar se Ajeti ka një dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës së majtë dhe ka nevojë për disa ditë pushim para se të nisë rikuperimin. Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë për këto dy ndeshje mbrojtësin Jon Mersinaj, i cili do të bashkohet me ekipin në orët në vazhdim. Një tjetër shqetësim për trajnerin Silvinjo është Kristjan Asllani. Mesfushori i kombëtares kuqezi mungoi për arsyeje dëmtimi në fitoren që Interi mori në kampionat 2-0 ndaj Frosinone për të ngritur kështu alarmin në kampin kuqezi. Sipas mediave italiane, 21-vjeçari ka pësuar një tendosje të lehtë në kofshën e djathtë çka e la jashtë skuadrës zikaltër. Në dilemë mbetet prezenca në Kombëtaren shqiptare, duke shtuar kështu dhimbjet e kokës për Sylvinhon. Sidoqoftë, për të vendosur përfundimisht për fatin e pjesëmarrjës apo jo të Asllanit në dy ndeshjet e fundit vendimtare për kualifikimin e kuqezinjëve tanë në eleminatoret e Euro 2-24, duhen pritur orët në vazhdim, sesi do të vendosë stafi mjekësor i Kombëtares shqiptare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

11 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

11 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

12 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

12 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

12 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

12 hours ago

This website uses cookies.