Kombëtarja shqiptare e vajzave nis vitin me grumbullim 10 ditor në Mal të Zi

Kombëtarja shqiptare e vajzave

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të zhvillojë grumbullimin e parë për vitin 2025 në Mal të Zi. Ekipi kuqezi, nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit të tij, do të qëndrojë i grumbulluar për 10 ditë, nga data 17 deri më 25 janar, në qytetin e Ulqinit.

Gjatë kësaj periudhe, skuadra do të kryejë përgatitje intensive, ndërsa stafi teknik do të ketë mundësinë të analizojë gjendjen fizike dhe teknike të lojtareve të grumbulluara, si dhe të vlerësojë potencialin e tyre për sfidat e ardhshme. Trajneri Grima do të shpallë së shpejti listën e futbollisteve të ftuara.

Ky grumbullim vjen si një fazë e rëndësishme përgatitore për vajzat kuqezi, të cilat do të nisin fushatën e tyre në edicionin e ri të Nations League në muajin shkurt. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 21 shkurt, ku Shqipëria do të presë Ukrainën në shtëpi, ndërsa katër ditë më vonë do të luajë në transfertë kundër Çekisë.

Ky grumbullim dhe përgatitje intensive janë thelbësore për ekipin kuqezi, që synon rezultate pozitive në këtë kompeticion të rëndësishëm europian.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.