Kombëtarja shqiptare e veteranëve do të marrë pjesë në një turne miqësor futbolli që do të zhvillohet më 15 prill, në stadiumin “Përparim Thaçi” në qytetin e Prizrenit.
KVF “Prizren Masters” do të organizojë këtë turne me pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare të veteranëve dhe Kombëtares së veteranëve të Kosovës.
Ky aktivitet do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar vlerat e bashkëpunimit dhe respektit përmes sportit, si dhe për të nderuar figurat që kanë dhënë kontribut në futbollin shqiptar ndër vite.
Turneu do të mbledhë emra të njohur të futbollit dhe do të zhvillohet në një atmosferë festive, me pjesëmarrjen e komunitetit sportiv dhe dashamirësve të futbollit në Prizren.
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…
Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…
Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…
Shkodra vazhdon të tërheqë turistë nga e gjithë bota, duke dëshmuar se është një destinacion…
Ka nisur takimi mes kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe…
This website uses cookies.