Kombëtarja stërvitet në Pragë, nis përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë

Pas fitores 2-1 me Ukrainën, Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Nations League ndaj Gjeorgjisë.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e së shtunës në qendrën stërvitore të klubit Sparta Prague.

Në seancën stërvitore lojtarët që u aktivizuan titullarë me Ukrainën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top, ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe të gjithë lojtarët janë një gjendje të mirë pa probleme fizike. Kombëtarja pritet të mbërrijë pasditen e sotme në Tiranë dhe do të akomodohet menjëherë në hotel.

Shqipëria do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë. Fillimisht trajneri Silvinjo do të dalë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin “Air Albania” në orën 18:30. Më pas tekniku kuqezi së bashku me ekipin do të zbresin në fushë për seancën e fundit stërvitore.

Ndeshja Shqipëri – Gjeorgji do të luhet të martën më 10 shtator në orën 20:45, në stadiumin kuqezi “Air Albania”. Mbështetja për ekipin Kombëtar do të jetë maksimale, pasi pothuajse të gjithë biletat për ndeshjen janë shitur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.