Kombëtarja: Të gjithë nën urdhrat e Silvinjos, në stërvitje edhe lojtarë nga Abissnet Superiore

Kombëtarja

Të hënën kanë nisur zyrtarisht përgatitjet e kombëtares për eliminatoret e kampionatit botëror 2026. Në fushën e Shtëpisë së Futbollit, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij kanë patur në dispozicion të gjithë futbollistët, emrat e të cilëve kanë qenë në listën e publikuar më parë.

Pak me vonesë, për shkak të trafikut, kanë mbërritur në stërvitje Gjimshiti, Bajrami, Balliu e Manaj, të cilët kanë kryer seancë fizioterapie. Ndërsa në fushë ka mbërritur i fundit Armando Broja. Në gjysmëfushën tjetër kanë zhvilluar seancë stërvitore edhe futbollistët e thirrur nga Alban Bushi, me kombëtaren shpresa.

Nën drejtimin e Silvinjos dhe Bushit, janë stërvitur edhe disa futbollistë nga kampionati shqiptar, të cilët nuk kanë patur ftesë zyrtare për sfidat e marsit. Në fushë kanë zbritur edhe Rrok Toma, Ysni Ismaili, Aldi Gjumsi, Altin Bytyçi, Denis Sulo, Antonio Delaj, Renaldo Torraj, Sergio Kalaj dhe Devit Demirçani.

Të nëntë këta lojtarë luajnë në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë. Kombëtarja A dhe kombëtarja Shpresa kanë zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli, e cila u ka shërbyer trajnerëve respektivë për të parë gjendjen e futbollistëve përpara ndeshjeve me Anglinë dhe Andorrën.

Të mërkurën, ekipi do të udhëtojë drejt Londrës, ku të premten Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Anglisë në “Wembley”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.