Lajme

Kombëtarja: Tuci bashkohet me grupin në stërvitje, Asllani lë pas problemet muskulore

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League.

Skuadra zbriti sot në fushë në orën 11:00 dhe grupi u stërvit i plotë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kristjan Asllani ka lënë pas problemet muskulore dhe është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. Ndërsa gjatë stërvitjes ekipit iu bashkua edhe sulmuesi Indrit Tuci.

Si zakonisht, seanca stërvitore nisi me punën në palestër dhe më pas kuqezinjtë zbritën në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike. Më pas, trajneri Silvinjo dhe stafi teknik punuan edhe taktikisht me skuadrën. Seanca stërvitore zgjati reth 1 orë e 30 minuta.

Kombëtarja do të mbyllë nesër në “Shtëpinë e Futbollit” përgatitjet për ndeshjen ndaj Çekisë. Seanca stërvitore është programuar të nisë në orën 10:00 dhe më pas kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Pragës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

EURO U-17: Shqipëria nis përgatitjet, trajneri Tedesco fton 21 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian…

6 hours ago

Donatella jep dorëheqjen si drejtore kreative e Versace

Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace,…

7 hours ago

“Refreni” i Brdaric: Objektiv fitorja! – Ndryshe nga herët e tjera, flet për riparim të defekteve të ndeshjes me Tiranën

Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…

7 hours ago

Letërsia për fëmijë në tkurrje – Bushati: Dominojnë librat e perkthyer, fëmijët pak interes për leximin

Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…

7 hours ago

Censusi i shpendëve – Macaj: Ka patur rritje të ekzemplarëve, ndikim klima dhe moratoriumi

Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…

7 hours ago

Mbledhja e Këshillit të Qarkut – Miratohen unanimisht të gjitha pikat e rendit të ditës

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…

7 hours ago

This website uses cookies.