Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë të martën në 26 mars një ndeshje shumë të rëndësishme për grupin 5 kualifikues në Euro 2025. Kundërshtari I radhës për skuadrën e drejtuar nga trajneri Alban Bushi është Zvicra. Kryesuesja e grupit 5 me 11 pikë, edhe pse ka zhvilluar 5 ndeshje, një më pak se Shqipëria, dhe ka arritur deri tani 3 fitore e dy barazime me një golaverazh të admirueshëm 13-5. Kuqezinjtë nuk janë përballur ende me bashkëmoshatarët e Zvicrës në këto kualifikuese, por trajneri Bushi dhe lojtarët e tij e dinë se përballë do të kenë një kundërshtar të vështirë. Kombëtarja shqiptare U-21 barazoi 0-0 në ndeshjen me Finlandën U-21. Megjithë përpjekjet, futbollitët tanë nën 21 vjeç nuk arritën të marrin tri pikët aq të dëshiruara, të cilat do t’I ruanin shpresat për të siguruar kualifikimin për në finalet e Euro 2025. Gjithsesi, trajneri Bushi ishte i kënaqur me paraqitjen e djemve të tij në sfidën me Finlandën. Në intervistën për RTSH, të dhënë pas ndeshjes, ai tha se djemtë I zbatuan si duhet detyrat e dhëna dhe iu përgjigjën me përpikmëri ndryshimit të skemës së lojës duke I dhënë përparësi sulmit. Kombëtarja shqiptare e shpresave vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës atë me Zvicrën. Në dyshim për këtë sfidë nga formacioni I kuqezinjve është Geralb Smajli, I cili ka një dëmtim të lehtë dhe po ndiqet nga stafi mjekësor. Aktualish Shqipëria ndodhet në vendin e tretë në grupin 5 me 10 pikë po aq sa Rumania që ka një ndeshje më pak. Ndeshja Shqipëri U-21-Zvicër U-21 luhet të martën në 26 mars në orën 17.00, në stadiumin „Arena Kombëtare“.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.