Kombëtarja U19, trajneri Bulku shpall listën
Kombëtarja kuqezi e Nën-19-vjeçarëve është gati për Eliminatoret e “Euro 2023/24” dhe trajneri Ervin Bulku ka shpallur edhe listën me 21 futbollistë që do të ketë në dispozicion. Trajneri kuqezi ka përzgjedhur 10 futbollistë nga ekipet shqiptare, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga jashtë vendit, kryesisht nga Italia. Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në fazën “Elitë”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto kualifikuese.
Faza finale e Evropianit të kësaj grupmoshe do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në verën e vitit 2024. Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve do të grumbullohet prej ditës së shtunë dhe do të përgatitet për ndeshjet e grupit 13, ku bëjnë pjesë edhe Irlanda, Belgjika dhe Sllovenia. Ndeshjet zhvillohen në vendin tonë më 15, 18 dhe 21 nëntor, duke nisur nga ora 14:00.
Më datë 15 nëntor është programuar sfida e parë eliminatore, ajo ndaj Irlandës, ndërsa 3 ditë më vonë më 18 nëntor, do të luhet ndeshja e dytë kundër Belgjikës. Sfida e fundit do të zhvillohet më datë 21 nëntor, ndaj Sllovenisë.
Irlandë – Shqipëri 15.11.2023, ora 14:00
Belgjikë – Shqipëri 18.11.2023, ora 14:00
Shqipëri-Slloveni 21.11.2023. ora 14:00