Categories: LajmeSportFutboll

Kombëtarja U19, trajneri Bulku shpall listën

Kombëtarja kuqezi e Nën-19-vjeçarëve është gati për Eliminatoret  e “Euro 2023/24” dhe trajneri Ervin Bulku ka shpallur edhe listën me 21 futbollistë që do të ketë në dispozicion. Trajneri kuqezi ka përzgjedhur 10 futbollistë nga ekipet shqiptare, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga jashtë vendit, kryesisht nga Italia. Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në fazën “Elitë”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto kualifikuese.

Faza finale e Evropianit të kësaj grupmoshe do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në verën e vitit 2024. Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve do të grumbullohet prej ditës së shtunë dhe do të përgatitet për ndeshjet e grupit 13, ku bëjnë pjesë edhe Irlanda, Belgjika dhe Sllovenia. Ndeshjet zhvillohen në vendin tonë më 15, 18 dhe 21 nëntor, duke nisur nga ora 14:00.

Më datë 15 nëntor është programuar sfida e parë eliminatore, ajo ndaj Irlandës, ndërsa 3 ditë më vonë më 18 nëntor, do të luhet ndeshja e dytë kundër Belgjikës. Sfida e fundit do të zhvillohet më datë 21 nëntor, ndaj Sllovenisë.

Irlandë – Shqipëri                     15.11.2023, ora 14:00

Belgjikë – Shqipëri                   18.11.2023, ora 14:00

Shqipëri-Slloveni                       21.11.2023. ora 14:00

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia e vajzave përballë Gramshit – Ekipi i përforcuar me afrime të reja vijon rrugëtimin drejt titullit kampion

Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…

10 hours ago

Program i ri punësimi në Shkodër – Zmijani: Synohet  trajnimi dhe punësimi i punëkërkuesve pranë subjekteve të biznesit

Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…

10 hours ago

“Ëndërr e kthyer ne realitet” – Rikonstruksioni i plotë i rrugës së Komanit, flasin banorët e zonës

Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…

10 hours ago

Tregu i bimëve medicinale – Brahaj: Ka patur vështirësi në gjetjen e tregut

Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…

10 hours ago

Klinika e fizioterapisë – Mjekaj: U vjen në ndihmë studentëve për praktikat profesionale

Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë.  Pedagogu i degës…

10 hours ago

Shembuj që frymëzojnë  – Arjola Zadrima, gruaja që u përball dhe fitoi mbi sfidat e vështira të jetës

Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje  vendosi t’i rrëfejë më…

10 hours ago

This website uses cookies.