Lajme

Kombëtarja U21, Bushi: Kemi një grup të ri, i lumtur që disa lojtarë kanë zgjedhur Shqipërinë

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Moldavisë më 15 dhe 18 nëntor në stadiumin e Vorës. Pas publikimit të listës të dielën, trajneri Alban Bushi doli sot në një konferencë për media ku iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me këto dy sfidat.

Tekniku kuqezi foli për objektivat që ka skuadra në këto dy ndeshje, teksa vlerësoi Moldavinë si një skuadër të fortë. Bushi tha se ka një grup thuajse të ri në përbërje në këtë grumbullim, ndërsa vlerësoi me nota pozitive grupin e fushatës së fundit eliminatore.

Çfarë presim nga këto miqësore? – Miqësoret i shërbejnë stafit teknik për të parë gjendjen e lojtarëve dhe grupin se si është. Është një grup komplet i ri, pothuajse 80-90% e skuadrës është e re. Nuk i njohim shumë. I kemi ndjekur, skautët tanë kudo i kanë vëzhguar. Kemi informacione goxha të mira dhe mendoj se do na shërbejnë këto dy ndeshje. Moldavia është një ekip që të jep mundësinë për të bërë diçka ndryshe, edhe sa i përket skemave të ekipit. Ne kemi luajtur gjithmonë me 3-4-3, mbase do të luajmë me një skemë ndryshe duke parë dhe gjendjen e lojtarëve se çfarë lojtarësh kemi në grup.

Çfarë prisni nga grupi i ri i lojtarëve? – Mendoj që është një grup interesant, ka lojtare cilësorë. Nuk është nga grupet më të mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, por ka shumë kohë përpara për të bërë një grup sa më kompakt dhe të fortë për edicionin që do të vijë. Mendoj që lojtarët që kemi në dispozicion janë lojtarë të rinj sa i përket eksperiencës së tyre në futbollin ndërkombëtar, të cilët nuk luajnë në nivele të larta por mendoj që në të ardhmen do të luajnë në nivele shumë të mira. Janë futbollistë që luajnë në ekipe me emër. Nuk dua të përmend emra sepse janë disa që janë goxha të mirë dhe mendoj që do të bëjnë mirë. Disa nga ata që janë për herë të parë në ekipin kombëtar dhe nuk kanë qenë pjesë e moshave ndihen mirë dhe jam shumë i lumtur që kanë pranuar ftesën tonë për të ardhur këtu. Janë shumë lojtarë me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova që kanë pranuar ftesen tone dhe jam shumë i lumtur. Do mundohemi t’i presim sa më mirë dhe presim shumë nga ata sepse janë shumë cilësorë.

Besar Gudjufi? – Unë me Besarin dhe prindërit e tij kam kohë që flas. Ai ka zgjedhur Shqipërinë për të luajtur dhe madje për pak kohë do të jetë në hotel. Është lojtar me kriterer që ne i duam. Është lojtar i shpejtë, triblues, i fortë që Shqipëria nuk e ka. Kemi kohë që e kemi ndjekur dhe e falënderoj që ka zgjedhur Shqipërinë. Luan në kampionatin e Maqedonisë së Veriut por unë jam i gëzuar që na ka zgjedhur ne.

Brezi i lojtarëve te Kombëtarja U-21?- Brezi që u mbyll ka qenë një nga më të mirët, nga të gjitha anët. Në karakter, personalitet, cilësi dhe jo më kot disa prej tyre janë sot pjesë e Kombëtares A. Datëlindja 2004-2005 nuk është se është brez i artë, por mendoj që do të bëhen të mirë. Kemi kohë për të bërë një grup shumë të mirë. Ka lojtarë edhe në kampionatin shqiptar dhe jashtë që ne jemi duke i shikuar. Mendoj që do të bëjmë një ekip shumë të fortë. Nga mesfusha e lart jemi mirë, por kemi pak probleme në repartin e mbrojtjes pasi dhe portierët i kemi shumë të mirë. Mendoj që edhe në repartin e mbrojtjes do të bëjmë mirë duke vëzhguar lojtarë. Kemi një punë shumë të madhe për të parë lojtarët dhe për të gjetur më të mirët. Kemi probleme në mbrojtje sepse në të gjithë botën prindërit i drejtojnë fëmijët që të bëhen sulmues dhe mesfushor, ndërsa në mbrojtje ka pak. Duhet të punojmë fort për të gjetur mbrojtës të qendrës dhe të krahut.

Sa e suksesshme është fushata eliminatore e fundit që sa u mbyll? – Ka qenë një grup shumë i mirë lojtarësh. Jo më kot janë edhe shumë lojtarë pjesë e ekipit A sot. Shumë lojtarë kanë ardhur nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Siç është rasti i fundit i Fetait. Jam i mendimit që çdokush që flet shqip ne duhet ta thërrasim. Mendoj që kjo fushatë i ka shërbyer shumë ekipit. Mund të them që mbase nuk janë gati për momentin këta lojtarët që janë në ekipin A, por duke qenë se ka probleme me lojtare të dëmtuar në ekipin A, edhe trajneri ka nevojë për të plotësuar grupin. Mbase nuk janë në formën me te mire për ta ndihmuar Kombëtaren A për shkak të moshës dhe eksperiencës, por mendoj që për 1-2 vjet ata do të jenë faktorë në Kombëtaren A. Edhe lojtarët që kemi aktualisht, mendoj se janë potencial për ekipin A.

A ka emra që kanë refuzuar të vijnë me U21?
– Mendoj që po, nëse do thoja jo nuk do isha i drejtpërdrejtë me ju. Mendoj se është një nga gjërat më të bukura që mund t’i ndodhë një lojtari 19-20 vjeç, të marrë pjesë në një kampionat europian, megjithëse nuk është vendosur ende nëse do të bëhet në Shqipëri apo jo, por supozojmë që po dhe është gjëja më e bukur në botë, gjë pozitive që lojtarët të afrohen me kombëtaren. Por jo vetëm në këtë rast, në momentin që neve na pëlqen një lojtar, pavarësisht se marrim pjesë në Europian apo jo, lojtarët shqiptarë kudo që janë, në çdo vend të botës, mundohemi që t’i thithim. Kjo është një armë akoma më e fortë për të bërë një ekip sa më solid, pasi në momentin që merr pjesë në një kampionat europian duhet të kesh një ekip sa më të fortë. Niveli i U-21 është rritur shumë, i kemi parë ekipet e tjera kundërshtare, në kaq vite sa kam në drejtimin e U 21 dhe bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë, si nga ana administrative dhe organizative, por edhe nga ana teknike e taktike e lojtarëve. Duhet të bëjmë një ekip jashtëzakonisht të fortë, duhet të punojmë fort, kemi mjaftueshëm kohë për të bërë një ekip solid dhe shumë të fortë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dumani rrëfen se cilët janë funksionarët e hetuar nga SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani në një rrëfim ekskluziv për emisionin “3D” të Alban Dudushit…

3 minutes ago

Prokuror i amerikanëve? Dumani: Ata nuk kanë asnjë ndikim, apo ndërhyrje në hetimet tona

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një rrëfim ekskluziv për emisionin “3D” të…

7 minutes ago

Dumani: Pastrimi i parave, më i favorshëm në pasuritë e paluajtshme, ndërtim, real estate

Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, kreu i SPAK-ut Altin Dumani, gjatë intervistës…

9 minutes ago

Situata nga moti i keq- Pa energji disa fshatra në Shkodër, Malësi të Madhe dhe Vaun e Dejës. Bllokohen disa akse

Moti i keq që përfshiu vendin ditën e djeshme (22 nëntor) ka shkaktuar probleme në…

11 minutes ago

Nderohet Vera Zheji, pllakati me emrin e saj i vihet studios kryesore radiofonike të Radio Tiranës

Homazhe në nderim të zërit simbol të Radio Tiranës, Vera Zheji, janë zhvilluar sot në…

12 minutes ago

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

23 hours ago

This website uses cookies.