Komedi premierë në kinema “Republika” – “Dashuri me këste” është projekti i parë kinematografik për Gerti Palalin si regjisor

“Dashuri me këste”, një komedi romantike shqiptare, pati premierën e vet në Kinema “Republika” në Shkodër.
Ky është projekti i parë kinematografik për Gerti Palalin si regjisor dhe skenarist.
E ndjen veten me fat që ka mundur të bëjë pjesë të tij figurat e shquara të humorit.
Për aktorët, pjesëmarrja në film është një vlerësim që i bëhet punës së tyre.
Filmi është xhiruar në fshatin Sheldi, 18 km larg Shkodrës.
Filmi tregon historinë e tre miqve të cilët përpiqen të ndryshojnë jetën e tyre duke shkruar një këngë dhe ndërtuar një restorant për të promovuar turizmin në fshatin e tyre.
Këto përpjekje marrin një kthesë të papritur me ardhjen e një aktoreje me famë botërore që vjen për xhirime në fshat, duke i përfshirë ata në stafin e saj dhe duke i futur në një botë të re plot sfida dhe eksperienca të reja.