Komedia “14 vjeç dhëndër”, të rinjtë: Mundësi e mirë për të ndjekur pasionin
“14 Vjeç dhëndër”, komedia e njohur e Çajupit që trajton temën e katundit shqiptar u shfaq në skenën e teatrit “Migjeni” si pjesë e Festivalit Teatror për të Rinj nga nxënësit e shkollës jopublike “At Pjetër Meshkalla”. Humori dhe batutat e komedisë shkaktuan të qeshura edhe tek publiku në sallë.
Për disa nga të rinjtë pjesëmarrës, kjo është një mundësi e mirë për të ndjekur pasionin e tyre ndërsa ndjejnë peshën e përgjegjësisë që shkakton skena e teatrit “Migjeni”.
Shfaqja erdhi nën regjinë e aktorit të teatrit “Migjeni”, Aleksandër Prenga.
Festivali Teatror për të Rinj do të vijojë përgjatë fundjavës si dhe ditëve të para të javës së re të dhurojë shfaqje të tjera. Në fund të tyre juria profesioniste do të vlerësojë më të mirët.