Komedia “Njohje në internet”, në natën e shtatë të festivalit teatror konkurruan të rinjtë e shkollës “Prenkë Jakova”

Të rinjtë e shkollës “Prenkë Jakova” zgjodhën të përfaqësohen në festivalin teatror për të rinj me një komedi. “Njohje në internet”, shfaqja me regji të aktores së teatrit “Migjeni”, Rajmonda Marku dhe me autor Fadil Kraja erdhi e interpretuar nga nxënësit e shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova”. Muzika dhe humori ishin ndërthurur bukur me njëra-tjetrën.

Për të rinjtë e kësaj shkolle, pjesëmarrja në një event të tillë do të thotë shumë për të ardhmen e tyre.

Festivali teatror për të rinj ka sjellë përgjatë këtyre netëve drama dhe komedi të ndryshme duke argëtuar publikun e pranishëm. Ai po shkon drejt fundit të një tjetër edicioni, ku juria profesioniste do të bëjë edhe vlerësimin e më të mirëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.