Categories: BotaLajme

Komentet e Trump për braktisjen e aleancës, Stoltenberg: Rrezikojnë trupat amerikane dhe evropiane

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg është kundërpërgjigjur ndaj “çdo sugjerimi” që vendet brenda aleancës nuk do të mbronin njëra-tjetrën. Reagimi i Stoltenberg erdhi pas deklaratave të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili tha se nuk do t’i përmbahej klauzolës së mbrojtjes kolektive në zemër të aleancës nëse rizgjidhej.

Stoltenberg tha se komente të tilla i vënë ushtarët evropianë dhe amerikanë në një rrezik në rritje.

Çdo sugjerim se aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përfshirë atë të SHBA-së, dhe i vë ushtarët amerikanë dhe evropianë në rrezik të shtuar. Unë pres që pavarësisht se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale, SHBA-ja do të mbetet një aleat i fortë dhe i përkushtuar i NATO-s,” tha ai, ndërsa theksoi gjithashtu se çdo sulm ndaj një vendi të NATO-s do të “pritet me një përgjigje të bashkuar dhe të fuqishme”, tha Stoltenberg.

Shtëpia e Bardhë i kritikoi komentet e Trump si “të tmerrshme dhe të papranueshme” dhe i krahasoi ato me përpjekjet e Presidentit Joe Biden për të forcuar aleancat amerikane për sigurinë e saj kombëtare.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel gjithashtu u kundërpërgjigj kundër komenteve dhe tha se ata ritheksojnë nevojën për të mbajtur të fortë aleancën.

Deklaratat e pamatura për sigurinë e NATO-s dhe solidaritetin e Art 5 i shërbejnë vetëm interesit të Putinit. Ata nuk sjellin më shumë siguri apo paqe në botë”, tha Michel në një postim në X, duke iu referuar klauzolës së mbrojtjes kolektive.

Në atë që do të ishte një braktisje mahnitëse e një angazhimi thelbësor prej dekadash të SHBA-së, Trump, i cili po kandidon për rizgjedhje në nëntor, tha gjatë një aktiviteti të fushatës të shtunën se do të inkurajonte Rusinë të bëjë “çfarëdo dreqin të duan” për çdo vend anëtar të NATO-s që nuk i përmbush udhëzimet e shpenzimeve dhe nuk do t’i ofronte një vendi të tillë mbrojtje nga SHBA.

Komentet e Trump, të cilat vijnë mes një lufte të vazhdueshme në Evropë dhe shqetësimeve në rritje për aktivitetin kinez në Detin e Kinës Jugore dhe drejt Tajvanit, ka të ngjarë të ngrenë pyetje të reja mes aleatëve në Evropë dhe Azi mbi fuqinë e angazhimeve të SHBA.

Gjatë kohës së tij në detyrë, Trump vazhdimisht kritikoi pabarazitë e shpenzimeve brenda NATO-s dhe akuzoi disa vende për mos përmbushjen e detyrimeve të tyre. Ai kritikoi gjithashtu paktet e mbrojtjes amerikane me aleatët aziatikë, Japoninë dhe Korenë e Jugut .

Por komentet e fundit – treguesi më i drejtpërdrejtë se ai nuk ka ndërmend të mbrojë aleatët e NATO-s nga sulmi rus nëse ai zgjidhet – bien në një kohë me rrethana krejtësisht të ndryshme në krahasim me kohën e tij në detyrë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

16 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

17 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

17 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

17 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

17 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

17 hours ago

This website uses cookies.