Categories: LajmeTelevizion

Komentet negative ndaj Arton Turkaj pasi ndërroi jetë, flasin shokët e tij: Ai e mbronte fenë islame më shumë se sa bënte ironi

Pas komenteve negative të adresuara ndaj gazetarit Arton Turkaj nga Kosova i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku në zemër, shokët e tij kanë rrëfyer edhe artin e hollë të ironisë që kishte Artioni ndaj çdo fenomeni, qoftë politik, social apo fetar.

Njëri prej Arbër Rama ka theksuar se Artioni përpos ironisë që përdorte në rrjetet sociale ndaj këtyre fenomeneve, në jetën reale sipas tij, ai respektonte cilindo besim fetar.

Lajmi ka qenë tronditës për të gjithë ne pasi Artoni nuk ka pasur ndonjë ankesë apo sëmundje më parë për zemrën apo shqetësime me shëndetin. Ende jemi në një gjendje amullie dhe nuk po mundemi ta besojmë edhe pse duhet të pajtohemi me caktimin e Krijuesit. Sigurisht dhimbja është shumë e madhe për familjen dhe më pas për ne miqtë e ngushtë të tij, siç kemi pasur edhe emisionin në Radio Prishtina. Mirëpo nuk kemi çfarë të bëjmë duhet të mbledhim forcat tona.

Kam refuzuar të merrem me atë çfarë ka ndodhur pas vdekjes së mikut tim. Kam refuzuar edhe ti lexoj reagimet e ndryshme që janë bërë edhe pse janë dërguar nga miqtë të tjerë për t’i parë. Artoni ka qenë një djalë shembullor dhe ka respektuar të gjithë në botën reale”, u shpreh Rama për emisionin “Jetë Shqiptare”.

Ai theksoi se Artioni nuk ka pasur ndonjë problem real lidhur me satirën që përdorte në rrjetet sociale.

Sigurisht bota virtuale krijon edhe një person paralel që shfaq atë që di ta bëjë më së miri. Ka qenë një lloj humoristi me një satirë shumë të hollë.

Në jetë nuk kemi pasur ndonjë problem rreth humorit që bënte ai. Ai ka qenë satirizues i çështjeve politikë si në Kosovë dhe në Shqipëri.  Në jetën reale ai i ka respektuar si myslimanë apo të krishterë”, ka theksuar Rama.

Gjithashtu, edhe shoku tjetër i Artionit, Enis Hyseni ka theksuar se gazetari e mbronte fenë islame se sa e kritikonte atë.   

Në rastin e Artonit nuk ka të bëjë shumë me fenë se sa ka të bëjë me individë që kohë pas kohe shfrytëzojnë këto raste, këto trende për të marrë vëmendje në rrjetet sociale. Qytetarët e thjeshtë janë bërë pjesë e atij momenti. Nuk mund të presim nga secili qytetar që të ketë mendim analitik. Artoni gjithmonë ka prekur por jo për ta nënçmuar ndokënd. Më shumë ka mbrojtur fenë nga individët të cilët e shfrytëzojnë fenë. Artoni ishte i besimit islam tradicional siç është shumica e njerëzve në Kosovë”, është shprehur Hyseni.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.