Categories: LajmePolitikë

Komision/ Hasani: Projektbuxheti i Ministrisë së Jashtme për vitin 2024 është rreth 3.2 miliard lekë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka prezantuar në Komisionin për Politikën e Jashtme projektbuxhetin e ministrisë që ai drejton për vitin 2024. Hasani deklaroi se ka një rritje me 9%, krahasuar me vitin 2023, duke kapur vlerën e rreth 3.2 miliard lekëve. Ministri shtoi se projektbuxheti është hartuar në funksion të aktivitetit diplomatik dhe konsullor.

Projektbuxheti është hartuar në funksion të aktivitetit diplomatik dhe konsullor. Planifikimi ka në themel objektivat e përcaktuara të Programit të Qeverisë Projektbuxheti i MEPJ për vitin 2024 është rreth 3.2 miliard lekë. Ky buxhet mundëson zbatimin e strategjive, politikave dhe objektivave të shërbimit të jashtëm”, u shpreh ai.

Integrimi evropian do të jetë objektivi kryesor i Ministrisë së Jashtme, sipas Hasanit. Po ashtu, shtoi ministri, në fokus do të jetë edhe modernizimi i shërbimeve konsullore.

Integrimi Evropian, si drejtim strategjik i Politikës së Jashtme. Konsolidimi i kontributeve dhe rolit aktiv të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare. Marrëdhëniet dypalëshe, si komponent i pazëvendësueshëm për promovimin e interesave të vendit. Forcimi i diplomacisë ekonomike në përmbajtje dhe me mekanizma të reja. Zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Diasporës Shqiptare 2021-2025. Në fokus edhe modernizimi i shërbimeve konsullore. Krahasuar me buxhetin e vitit 2023, ka një rritje prej 9%. Shtesa e buxhetit konsiston në rritjen e pagave të personelit të shërbimit të jashtëm. Numri i punonjësve të MEPJ për vitin 2024 do të jetë 561 punonjës”, deklaroi ministri.

Komisioni u zhvillua online, vendim i marrë nga Kryesia e Kuvendit, një ditë pas situatës kaotike të krijuar nga deputetët e opozitës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

6 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

6 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

6 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

6 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

6 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

6 hours ago

This website uses cookies.