Categories: Lajme

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve plotëson vakancat e krijuara në 3 këshilla bashkiakë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në seancën e sotme publike plotësoi vakancat e krijuara në Këshillin e Bashkisë Gramsh, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë “Bindja Demokratike”, Brunilda Gjevori, në Këshillin e Bashkisë Fushë – Arrëz, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialdemokrate , Vjollca Tabakaj dhe në Këshillin e Bashkisë Kurbin, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Aleanca Progresiste “LZHK”, Laurin Sana.

Komisioneri shqyrtoi rezultatet e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Sokol Kullolli, kandidat për anëtar në Këshillin e Bashkisë Gramsh, Qarku Elbasan, i propozuar nga subjekti zgjedhor ”Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”.  Komisioneri konstatoi se Sokol Kullolli nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të anëtarit.

Gjithashtu, u shqyrtua edhe rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Ferdinand Saraçi, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Rrogozhinë, Qarku Tiranë, për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”.  Komisioneri vendosi deklarimin e procedurës administrative të përfunduar dhe pa vendim përfundimtar për subjektin vetëdeklarues pasi ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

46 minutes ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

51 minutes ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

1 hour ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

2 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

2 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

2 hours ago

This website uses cookies.