Lajme

Komisionerja Marta Kos, optimiste se Shqipëria do t’i mbyllë negociatat brenda 2027

Që Shqipëria do të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian në vitin vitin 2027, këtë e konfirmon edhe komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Në një intervistë për Radio Televizionin Slloven, komisionerja Kos shprehet me nota pozitive për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. 

Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për t’i mbyllur negociatat në fund të vitit 2027. Vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së. Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit, sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, shteti anëtar do të thoshte ‘jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian’. Prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi,” u shpreh znj. Kos.

Edhe më herët, komisionerja për Zgjerimin deklaroi nga Tirana se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në procesin e integrimit dhe se vendi e meriton të jetë në BE. 

Blerti Delija

Recent Posts

Deklarimi i të ardhurave personale, afati i fundit më 31 mars

Nga dita e hënë kush nuk ka plotësuar deklaratën e të ardhurave personale do të…

4 minutes ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, ulen temperaturat

Për ditën e sotme (28 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

7 minutes ago

Rama: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro. Përfundon procedura për mbylljen e TikTok

Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë rubrikës “Sy m’SY” se paga minimale në Shqipëri do të…

10 minutes ago

Berisha prezanton programin: Taksë e sheshtë 10%, ulje e detyrimit të sigurimeve shoqërore, TVSH zbret në 15%

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me konsultativ me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë…

12 minutes ago

Brazili s‘heq dorë nga Ançeloti, Federata rinis negociatat për Botërorin 2026

Ronaldo pak ditë më parë tha se Ançeloti në Brazil nuk ishte një fantazi e…

16 minutes ago

Spektakël pa fitues në Rrogozhinë

Ka emocione dhe gola, por nuk ka fitues përballja mes Egnatias dhe Vllaznisë, që mbylli…

18 minutes ago

This website uses cookies.