Komisioni Evropian, prapambetjet dhe përparimet e Shqipërisë për 12 muajt e fundit

Komisioni Evropian

Komisioni Evropian

Komisionit Evropian iu deshën më shumë se 140 faqe raport për të treguar se cilat janë prapambetjet apo përparimet e Shqipërisë për 12 muajt e fundit.
Kriza politike brenda opozitës, Reforma në Drejtësi, përparimi i SPAK, korrupsioni gjerësisht i përhapur deri edhe fushën e biznesit, zgjedhjet lokale të Majit, procesi i përgatitjeve për anëtaresim, dobësimi i parlamentit përballë qeverisë, liria e kufizuar e medias deri edhe reforma në administratën publike, janë disa prej shumë kapitujve që kanë marrë notat sipas kontrollorëve të Brukselit.

Raporti i këtij viti tregon se zgjedhjet e rregullta lokale më 14 maj 2023 u zhvilluan në një mënyrë përgjithësisht të qetë, por mbeten shqetësimet për keqpërdorimin e burimeve shtetërore, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit, dhe pretendimet për blerje votash.

Debatet dhe punimet parlamentare vazhduan të ndikohen negativisht nga retorika e ashpër politike, sulmet personale dhe sjelljet përçarëse në sallën plenare.

Mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për refuzimin e kryeministrit për të marrë pjesë në shumicën e interpelancave të kërkuara nga opozita, shkaktuan një ndërprerje të përkohshme në funksionimin normal të Kuvendit. Në progres raport përmendet edhe vendimi i fundit i Sekretariatit të Etikës që vendosi disa masa disiplinore, duke rezultuar në përjashtimin e paprecedentë të 23 deputetëve të opozitës brenda një muaji. Raporti veren mbikëqyrja parlamentare e ekzekutivit mbetet e kufizuar.

Qeveria gjithashtu duhet të angazhohet në një komunikim më të fortë publik mbi procesin e anëtarësimit në BE. 

Ndërsa shoqëria civile është përgjithësisht e lirë, mangësitë e saj ndikojnë negativisht në aftësinë e tyre për të kontribuar në proceset e politikave.

Disa faqe te raportit i janëe kushtuar Reformës në Drejtësi. Mes rrjeshtave përmendet dënimi i ish-kreut te Gjykatës Kushtetuese me 6 muaj burg për deklarim të rremë dhe fshehje gjatë procesit të vetingut. Por BE kerkon që Shqipëria të dënojë gjyqtarët dhe prokurorët, procesi i verifikimit të të cilëve zbuloi elementë kriminalë. Në përgjithësi, thotë raporti korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar. Brukseli kërkon që të rritet numri i dënimeve përfundimtare në një nivel të lartë në mënyrë që t’i jepet fund  mosndëshkimit.

Në fushën e medias është bërë përparim i kufizuar.

Raporti është përgatitur siç vetë Komisioni Evropian thotë, bazuar në shumë burime informacioni, në mënyrë që të tregojë kënde të ndryshme shikimi për radiografinë e Shqipërisë që ka hapur bisedimet për anëtarësim.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.