Komisioni hetimor i Shëndetësisë mbledhje pa produkt, PS iu kthye “bojkotit”

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë i mbledhur këtë të enjte (25 prill) nuk arriti të kishte një produkt pasi mbledhja prodhoi vetëm debate.

Thelbi i debatit u përqendrua tek votimi i rendit të ditës. Socialistët kërkuan që të miratohet plani i hetimit dhe më pas të vijojnë me kërkesat për informacion.

S’mund të bëhet plani i hetimit pa u mbledhur të dhënat. Ju e keni depozituar. Të nisim nga hetimi“, tha deputetja socialiste Edona Bilali.

Mbledhja u karakterizua nga debate të ashpra dhe tone të ngritura.

Përsëri mazhoranca bojkotoi sapo nisëm me rendin e ditës kërkesat për informacion, qartazi kërkojnë të bllokojnë komisionin, të pengojnë hetimin parlamentar, të mbulojnë korrupsionin dhe abuzimin kriminal të dy koncesioneve, Sterilizimit dhe Check-up. E paimagjinueshme kjo që po ndodh në këtë komision. E paimagjinueshme që 8 deputetë e mazhorancës janë vënë në mbrojtje të këtij korrupsioni galopant kriminal”, tha kryetarja Albana Vokshi.

Përplasje ka pasur edhe mes deputetit socialist Petro Koçi me kryetaren e komisionit, Albana Vokshi.

Koçi ka akuzuar opozitën se po kërkojnë t’u bëjnë shantazh kompanive për t’iu vendosur gjoba, akuzë ndaj së cilës Vokshi iu kundërpërgjigj duke akuzuar mazhorancën se po kërkojnë të mbrojnë abuzimin kriminal.

Pas 3 orë debatesh, socialistët u larguan nga mbledhja. Dikutimet e e nisura që nga mbledhja e kaluar pritet të vijojnë sërish të martën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.