Komisioni Hetimor i Shëndetësisë i mbledhur këtë të enjte (25 prill) nuk arriti të kishte një produkt pasi mbledhja prodhoi vetëm debate.
Thelbi i debatit u përqendrua tek votimi i rendit të ditës. Socialistët kërkuan që të miratohet plani i hetimit dhe më pas të vijojnë me kërkesat për informacion.
“S’mund të bëhet plani i hetimit pa u mbledhur të dhënat. Ju e keni depozituar. Të nisim nga hetimi“, tha deputetja socialiste Edona Bilali.
Mbledhja u karakterizua nga debate të ashpra dhe tone të ngritura.
“Përsëri mazhoranca bojkotoi sapo nisëm me rendin e ditës kërkesat për informacion, qartazi kërkojnë të bllokojnë komisionin, të pengojnë hetimin parlamentar, të mbulojnë korrupsionin dhe abuzimin kriminal të dy koncesioneve, Sterilizimit dhe Check-up. E paimagjinueshme kjo që po ndodh në këtë komision. E paimagjinueshme që 8 deputetë e mazhorancës janë vënë në mbrojtje të këtij korrupsioni galopant kriminal”, tha kryetarja Albana Vokshi.
Përplasje ka pasur edhe mes deputetit socialist Petro Koçi me kryetaren e komisionit, Albana Vokshi.
Koçi ka akuzuar opozitën se po kërkojnë t’u bëjnë shantazh kompanive për t’iu vendosur gjoba, akuzë ndaj së cilës Vokshi iu kundërpërgjigj duke akuzuar mazhorancën se po kërkojnë të mbrojnë abuzimin kriminal.
Pas 3 orë debatesh, socialistët u larguan nga mbledhja. Dikutimet e e nisura që nga mbledhja e kaluar pritet të vijojnë sërish të martën.
Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…
Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka thënë se Kilian…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…
Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…
Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…
Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga…
This website uses cookies.