Komisioni hetimor i Shëndetësisë nis punën, miratohet lista e dëshmitarëve. Do thirret edhe ish ministri Beqaj

Komisioni hetimor i Shëndetësisë ka nisur punën për sesionin e ri parlamentar. Në konsensus të plotë PS dhe PD miratuar në seancën e parë dërgimin e disa shkresave për narracion drejtuar institucioneve të ndryshme, si dhe listën e dëshmitarëve, ku mes tyre janë edhe të gjithë ish-drejtorët e QSUT që nga koha kur ka nisur zbatimi i këtij koncesioni në vitin 2015.

Mes listës së dëshmitarëve do të jetë edhe ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe disa persona të tjerë që janë nën hetim nga SPAK. Aktualisht ish ministri Beqaj ndodhet në burg nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC).

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi tha se puna me dëshmitarët do të nis me ata që nuk janë në hetim nga SPAK për menaxhim të mirë të kohës dhe volumit të madh të materialeve në dispozicion.

“Do të ridërgojmë disa kërkesa drejtorive rajonale të fondit dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanive të huaja që kanë qenë pjesë e koncesionit. Kemi dhe listën e dëshmitarëve. Këtë e kemi diskutuar dje gjatë në mbledhjen e kryesisë, jemi dakordësuar që meqë një pjesë e materialeve nga SPAK sa i përket check up, që arrijnë deri në 2019, ka ardhur vetëm disa ditë para, kemi vendosur që ta nisim me ata persona në listën e dëshmitarëve që nuk preken nga mungesa e këtij informacioni. Propozimi është që të thërriten ish-drejtorët e QSUT, drejtoresha aktuale, ish-drejtoresha e spitalit Durrës, Traumës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, drejtori i maternitetit Koco Gliozhenit, anëtarët e grupit të punës së check up,  kanë qenë disa mjekë që kanë hartuar një raport paraprak dhe mjekët që i kishim në listë para se të mbyllej sesioni i kaluar por nuk e bënë dot dëshminë për arsye të ndryshme. Shpresoj shumë që në fund të këtij të këtij komisioni të kemi një raport të përbashkët. “, tha Vokshi.

Edhe Petro Koçi u shpreh që të mos humbet kohë me dëshmitarë që nuk ndihmojnë procesin por “të tentojmë në cilësinë e dëshmitarëve se sa në sasinë e tyre.”

Edhe deputetja demokrate Ina Zhupa ra dakord që “të mos humbasim kohë me dëshminë e mjekëve pasi ne nuk po hetojmë rëndësinë e sterilizimit apo check up, por procedurat që janë ndjekur”.

Si mazhoranca dhe opozita kërkuan që në fund të punës së këtij komisionit të dyja palët të mund të dalin me një raport të përbashkët. Në seancën e fundit parlamentare të korrik u miratua shtyrja e afatit të punës së Komisionit hetimor të Shëndetësisë deri më 22 tetor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.