Categories: LajmePolitikë

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS: Hetimet të shtrihen që nga 2009

Mazhoranca ka paraqitur në Komisionin hetimor për Shëndetësinë për sterilizimin dhe Check up planin e saj të hetimit me 7 pika, në të cilën theksohet se hetimet duhet të nisin që në periudhën 2009 para fillimit të procedurës koncesionare deri në 2023 si periudha e zbatimit të kontratës koncesionare.

Lidhur me këtë PS kërkon që në seancat dëgjimore të jenë edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

“Hetimi do të shtrihet përgjatë periudhës kohore 2009 – 2014 që konsiderohet si periudha para fillimit të procedurës koncesionare, përgjatë periudhës kohore 2014 – 2015 që do të konsiderohet si periudha e zhvillimit dhe finalizimit të procedurës së dhënies me koncesion, dhe përgjatë periudhës kohore 2015 – 2023 që do të konsiderohet si periudha e zbatimit të kontratës koncesionare. Caktimi i datave për seancat e dëgjimit, përcaktimi i formatit (publik ose i mbyllur), dhe përgatitja e listës së dëshmitarëve. Seanca dëgjimi me të gjithë Ministrat e Shëndetësisë që nga 1 dhjetor 2006 e deri më sot. Seanca dëgjimi me të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009 (kontrata është lidhur në tetor 2009) për të evidentuar se çfarë përpjekjesh janë bërë për ti vënë në punë pajisjet e centralit të sterilizimit dhe çfarë pengesash kanë hasur”, thuhet në planin e hetimit të PS.

Pjesë e kërkesave për të dhënë informacion do të jenë institucionet si Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, FSDKSH, Ministria e Financave, Spitalet ku zbatohet kontrata koncesionare, KLSh etj.

Gjithashtu pjesë e seanca dëgjimore do të jenë edhe profesorët apo ish profesorët (në pension) të QSUT si: Mentor Petrela, Etmond Celiku etj. seanca dëgjimi me drejtues apo ish drejtues spitalesh mjeke kirurge, obsteter gjinekolog, seanca dëgjimi me mjekë të parësorit, drejtues të QSHve Tirane dhe jashtë Tirane etj.

Mazhoranca kërkon që pjesë e seancave të dëgjimit të jenë edhe zyrtarë të Ministrisë së Financave si: Irena Beqiri ish zv. Ministre e Financave, Geraldina Prodani ish Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Arjan Dyrmishi ish Drejtore e Politikave Fiskale dhe Gentian Opre Drejtor i Buxhetit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

8 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

9 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

9 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

9 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

9 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

9 hours ago

This website uses cookies.