Categories: LajmePolitikë

Komisioni hetimor për sistemin TIMS, Dogjani: Ervin Muça ka transferuar 1 mln euro, mund të jetë agjent i shërbimeve të huaja

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani ka ngritur dyshime për mënyrën e përdorimit të të dhënave të sistemit TIMS nga ana e ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça i arrestuar pak ditë më parë, se ky i fundit mund të jetë agjent i shërbimeve të huaja.

Sipas Dogjanit, ka të dhëna se Ervin Muça në periudhën që ka  qenë pjesë e AKSHI-t ka tentuar të transferojë 1 milion euro kompanisë “Soft&Solution” duke përdorur një punonjës tjetër.

Në kemi ngritur një komision, sepse ka ndodhur një skandal në Shqipëri. Nuk është hera e parë, kur këtu akuzohen për ndërhyrje në sistemin TIMS dhe jo vetëm.

Dyshohet se ky Ervin Muça ka ndërhyrë dhe ka nxjerrë nga tatimet, të dhëna që kanë të bëjnë më pagën.

Ka të dhëna që ka qenë dëshmitar te kadastra edhe nga aty paska nxjerrë të dhëna. Na ka nxjerrë targat, por unë kam edhe një informacion tjetër, në kohën që ka qenë te AKSHI, paska një kallëzim nga punonjësi i tij, që paska ndërhyrë nëpërmjet një punonjësi të transferojë 1 milion euro një kompanie soft – solution dhe e ka kap shefja e thesarit dhe kur ka pyetur këtë punonjësin, ky ka thënë unë nuk di gjë. Atëherë ka bërë kallëzim punonjësi dhe është larguar nga puna”, u shpreh Dogjani në fjalën e tij në komisionin hetimor për sistemin e të dhënave të TIMS.

Dogjani shtoi se përveç kësaj ka marrë edhe një punonjës tjetër, Klodian Mazari, “i cili qenka e dënuar në Itali. Është arrestuar tani për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge. Si ka mundësi që ky njeri i dyshuar, i hetuar merret dhe vendoset në krye të sistemit TIMS. Ky njeri ose duhet  të jetë një agjent i shërbimeve të huaja, siç tha Berisha mund të jetë agjent i shërbimeve Ruse. Unë do t’i kërkoja që ta shtrijmë objektin e hetimit. Është cenuar siguria kombëtare

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

15 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

16 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

16 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

16 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

16 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

16 hours ago

This website uses cookies.