Categories: AktualitetLajme

Komisioni i Dezinformimit, Açka: E pa qartë fusha që do të mbulojë, dyshime së bëhet për të kontrolluar mediat

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka duke  komentuar nismën e Partisë Socialiste për ngritjen e një komisioni për dezinformimin, u shpreh për gazetaren e RTSH-së Sonila Agustini, se “janë shumë pikëpyetje dhe zona të errëta jo vetëm për mënyrën se si erdhi ky komision por dhe për fushën që do të mbulojë.

Sipas deputetes demokrate, ne jemi në prag të një viti zgjedhor dhe ky komision  do të mbyll dhe rubinetat e fundit të shtypit të lirë ku mund të ndikohen nga ky komision dhe gazetarët dhe integriteti i tyre mund të kërcënohet. 

Çfarë parashikon objekti i mbikëqyrjes të këtij Komisioni të Posaçëm Që është hera e para që ngrihet në Shqipëri?

Pikërisht këtu është i gjithë problemi sepse detajet nuk janë të qarta. Objekti i mbikëqyrjes është shumë i gjera dhe nuk është përcaktuar qartë.  Pra, sipas asaj që na është  thënë ky Komision i Posaçëm do të merret nga Informacion deri tek çështjet  sigurisë. Pra bënë në një farë mënyrë punën  e pesë komisioneve parlamentare që e kanë bërë punën e tyre.

Deri tani nuk më është informuar asnjë rast dizinformimit. Në nëntor të 2023 kaluam në komision disa rregullime të ligjit të ri të AMA-s ku janë përfshirë dhe çështje të dizinformimit.  Nga na doli ky komision katër vite më vonë nga vendimi i BE-së.  Kam arsye të besoj mos ky komision ka një arsye të heshtur dhe të fshehtë që ne nuk e kuptojmë. Nxitimi me të cilat i sjellim këto komisione, mungesa e raporteve të plota të shpjegimit se përse është e rëndësishme ky komision?! Mos koordinimi me organizatat dhe aktorët dhe faktorët mediatik për këto çështje. Nuk ja kundër këtij komisioni apo që ne ta eksplorojmë këtë që ndodh në Shqipëri por, ti thuash shqiptarëve që këtu ka dezinformimin.  Nëse ka një popull pro-amerikan dhe pro-evropian janë pikërisht shqiptarët dhe ti po i thua atyre që këtu po hynë rusi apo hynë kinezi dhe po bënë ç’të dojë.  Kjo është një gënjeshtër shumë e madhe por mbivendos punën e shumë komisioneve të tjerë.

Ne jemi në prag të një viti zgjedhor dhe kur mendon që dhe rubinetat e fundit të shtypit të lirë mund të ndikohen nga ky komision dhe gazetarët dhe integriteti i tyre mund të kërcënohet.

Në kërkesën e dërguar nga deputetët e mazhorancës është bërë e ditur që pranë këtij komisioni do të jenë të pranishëm një grup i gjerë ekspertësh nga Presidenca e Republikës, nga Shërbimi Sekret, nga ministria e Brendshme nga Kryeministria. Do i kërkohet gjithashtu asistencë dhe partnereve ndërkombëtar. Pra këto do të shërbejnë si valvula sigurie që ky komision mos të ç’e dojë?

Ky është një ambalazh shumë i bukur dhe i shndritshëm nuk kemi  një raport konkret nga ku mund ta marrim  përvojën nga ndonjë parlament tjetër.  Janë shumë pikëpyetje dhe zona të errëta jo vetëm për mënyrën se si erdhi ky komision por dhe për fushën që do të mbulojë.   Ose do jetë thjesht një komision hipokrit, një shashkë  për të bërë atë që quhet “ Polikisht korrekt” me Evropën dhe për tu bërë babaxhan me Amerikën.  Nga ana tjetër ne kemi dështuar me Komisioni e Reformës Zgjedhore, me Komisionin e Reformës Territoriale dhe këta njerëz që kanë dështuar këtu do jetë po këto aktor që nuk kanë turp dhe po përpiqen të justifikojnë këtë komision.

Ky komision si qëllim mund ta ketë të mirë sepse duket se është I ambalazhuar bukur por, qëllimi mund të jetë shumë I mbrapsht kur mendon se jemi një vit zgjedhor.

Ju do të jeni kundër kur të votohet në seancën plenare ky komision?

Projektvendimi ka ardhur por në Konferencën e Kryetarëve kërkova një kohë më të gjatë në mënyrë që ë kemi mundësi që të bënim debat publik. Të kishim mundësi të tirrnim  grupet e interesit dhe të debatonim në një debat publik.  Ky komision do jetë një gjuhet shtrigash për pronar të caktuar apo rrjete mediale të caktuar dhe do jetë një komision dorëzanet për dhënien e informacionit të mbrapsht nga qeveria.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

15 hours ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

15 hours ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

15 hours ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

16 hours ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

16 hours ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

16 hours ago

This website uses cookies.