Lajme

Komisioni i Integrimit miraton Paketën e Maleve dhe hapjen e degës së BEI në Shqipëri

Marrëveshja për hapjen e degës së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri është miratuar nga Komisioni i Integrimit.

Kjo bankë është organ i Bashkimit Evropian dhe do të menaxhojë fondet, të cilat Shqipëria pritet të përfitojë nga Plani i Rritjes, pjesa më e madhe në kredi, por edhe grante.

Për kryetaren e komisionit, Jorida Tabaku, hapja e kësaj zyre është dëshmi e mungesës së besimit tek institucionet vendase.

Unë e shoh si skepticizëm ndaj institucioneve shqiptare për të siguruar që fondet nuk shpërdorohen, sepse ato që kanë ndodhur me IPARD-in, me fondet e bujqësisë, është një njollë shumë e madhe mbi institucionet shqiptare,” tha znj. Tabaku.

BEI ka dhënë një sërë huash dhe kredish për shtetin shqiptar, të cilat po implementohen ose do të implementohen së shpejti, kështu që ka treguar mjaftueshëm besim në të shkuarën për aftësitë implementuese edhe të qeverisë. Arsyeja pse është e nevojshme të ketë një zyrë këtu është se projekti i Planit të ri të Rritjes është një projekt tejet specifik i cili po koordinohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe ka nevojë për një ndjekje të vazhdueshme,” deklaroi zëvendësministri i Jashtëm, Endrit Yzeiraj.

Gjithashtu komisioni ka miratuar edhe Paketën e Maleve, që synon shitjen e tokave shtetërore, që kanë një posedues, me tarifën simbolike 1 euro, me qëllim zhvillimin e maleve për t’u kthyer në pika turistike.

Kjo nismë u rikthye në komision, pasi më herët u bllokua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por kaloi nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Nga kjo paketë planifikohet të jenë 500 përfitues.

Blerti Delija

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të…

5 hours ago

Parlamenti Evropian do të hapë zyrën për Ballkanin Perëndimor në Shqipëri

Parlamenti Evropian do të hapë një zyrë në Shqipëri për të forcuar më tej angazhimin…

5 hours ago

Gara për Këshillin Drejtues të RTSH, Komisioni i Medies dëgjon 31 kandidatët e parë

Pak kohë nga shkarkimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Komisioni për…

5 hours ago

Nga Allegri te Conte, 4 kandidatë për stolin e Juventusit

Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…

22 hours ago

Roma, skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2025

Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…

22 hours ago

Kuqeblutë, triumf i thellë në kryeqytet – Vllaznia e futsallës mundi thellë Partizanin me rezultatin 9 me 2

Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…

22 hours ago

This website uses cookies.