Komisioni i Medies nis procedurën për shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH

Këshillit Drejtues të RTSH

Në Komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, mazhoranca dhe opozita vendosën që të nisin procedurat e shkarkimit të nëntë anëtarëve të mbetur të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, pas dorëheqjeve të Gëzim Podgoricës dhe Genc Përmetit.

Deputeti socialist Petro Koçi propozoi ndryshim të formulës për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues.

Formula politike është e meta kryesore. Duhet të ndryshohet formula politike. Ky Këshill e ka mbaruar mandatin e vet moral,” u shpreh z. Koçi.

Këtë të martë, duke nisur nga ora 10:00 paradite, Komisioni do u japë mundësinë 9 anëtarëve të Këshillit të RTSH-së për t’u shprehur në një seancë të gjatë dëgjimore.

Në seancën e mëparshme, më 3 shkurt, deputetët kërkuan shpjegime nga Këshilli Drejtues rreth procesit të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.