Komisioni i posaçëm antikorrupsion, ekspertët rekomandojnë masat për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies

Screenshot-2024-12-06-113123

“Qeverisja e Hapur” është tema e radhës e tryezave të konsultimeve të organizuara nga komisioni i posaçëm parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Grupi i ekspertëve, i cili ka punuar mbi raportet që u prezantuan në këtë tryezë, u fokusuan te transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve ndërsa sollën në vëmendje edhe rekomandimet e tyre në këto fusha.

Klesta Hysi, lektore e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës renditi disa nga rekomandimet e ekspertëve, ndërsa vlerësoi se Kuvendi renditet si institucioni me transparencën më të lartë.

“Grupi i punës ka bërë rekomandime të kuadër të nevojës për përmirësime ligjore. Rekomandimet kanë të bëjnë me punën e vetë Kuvendit, pro edhe disa rekomandime që lidhen me procesin e transparencës dhe konsultimit”, u shpreh ajo.

Sipas Hysit, “ligji për konsultimin publik, sikurse është parashikuar edhe në udhërrëfyesin për administratën publike, ka nevojë të amendohet për të zgjeruar kategoritë që i nënshtrohen procesit të konsultimit”.

“Ka nevojë për një qëndrueshmëri më të madhe të koordinatorëve të informimit dhe koordinatorëve për konsultimin dhe njoftimin publik, duke vlerësuar nevojën për një ndryshim ligjor për t’i dhënë një rol më kyç koordinatorëve dhe mundësinë që këto pozicione të mbulohen nga nëpunës të nivelit të lartë”, u shpreh ajo.

Një tjetër rekomandim i grupit të ekspertëve ka të bëjë me forcimin e kapaciteteve të organeve të pavarura si Avokati i Popullit dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit, që duhet të jenë në fokus të Kuvendit, si organe kyçe në vend që monitorojnë këto fusha dhe që sigurojnë transparencën e institucioneve publike.

“Kuvendi vetë do të duhet të rrisë ndjeshmërinë në raportimet vjetore pranë tij nga organet e pavarura dhe organet e tjera të administratës. Udhëzuesi që ka Kuvendi në fuqi për raportimin e këtyre organeve ka nevojë për përmirësime për t’u përkushtuar më shumë në çështjet e transparencës dhe llogaridhënies”, rekomandon grupi i ekspertëve.

Po ashtu vlerësohet se ka nevojë për dëgjesa të dedikuara me OJF-të dhe me përfaqësues të medieve, dhe Kuvendi do të duhet të dëgjojë drejtpërdrejtë zërin e këtyre aktorëve për problemet që ata hasin në kuadër të zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit dhe për konsultimin e akteve.

“Qeverisja vendore ka një rritje më të ulët për sa i përket politikave transparente. Nevojitet një reformë e thellë në këto institucione për të përçuar zërin e qytetarëve më afër tyre. Këto institucione duhet të garantojnë transparencë më të madhe dhe në këtë kuadër nevojitet një forum apo një platformë periodike dialogu të qëndrueshëm mes Kuvendit, ekzekutivit, qeverisjes vendore dhe organeve të pavarura në kuadër të sfidave të procesit të integrimit”, vlerëson grupi i ekspertëve në rekomandimet e tij. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.