Categories: LajmePolitikë

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Sula: SPAK-u po godet lart, politikanët në panik. Duan ta rrëzojnë

Deputeti i Partisë Demokratike e ka konsideruar iniciativën e mazhorancës për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion si përpjekje për të rrëzuar SPAK-un.

Duke folur në një intervistë për RTSH24, Sula tha se strukturat më të besueshme në vend të luftës ndaj korrupsionit është SPAK-u dhe Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërkohë sipas tij mazhoranca kërkon ta rrëzojë.

Ai vuri në dukje se sistemi i drejtësisë ka probleme por nuk duhet prekur SPAK-u dhe GJKKO-ja.

Nuk ka moral kjo gjë që në 11 vite çdo kapilar i administratës ka probleme të thella, të rënda të korrupsionit ne themi që do ta luftojmë atë. Pse ky komision do ta luftojë? Problemi cili është? Ligji ka, ligje bëhen, a ka njerëz, a ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin? SPAK-u dhe GJKKO është 1/10 e sistemit të drejtësisë. Sistemi i drejtësisë ka probleme. Dosja të pagjykuara dhe shumë të tjera të pa hetuara. Por i vetmi institucion sot i drejtësisë është SPAK-u dhe GJKKO-ja ku qytetarët dhe ndërkombëtarët e vlerësojnë. 75 për qind e shqiptarëve besojnë te SPAK-u”, tha Sula.

Deputeti demokrat theksoi më tej se kur vetë institucionet si SPAK dhe GJKKO nuk e kërkojnë një komision të tillë apo për t’u vetëkorrigjuar, atëherë sipas Sulës, për çfarë duhet ky komision Antikorrupsion.

Sula shpjegoi se kjo bëhet pasi SPAK po godet në nivele të larta të politikës dhe politikanët po kërkojnë ta rrëzojnë.

Kur vetë institucionet nuk e kërkojnë një gjë të tillë për çfarë do të duhet ky komision i posaçëm thuhet se do t’i thërresë drejtuesit e SPAK. SPAK-u po përpiqet të ecë përpara këta po përpiqen ta rrëzojnë dhe kjo është e tmerrshme. Është për të ngritur zërin.

Nëse mazhoranca garanton se nuk do të ketë ndërhyrje te SPAK-u dhe GJKKO-ja duke përjashtuar këto dy institucione dhe të shohë problematikat e institucioneve të tjera, jam dakord, por jo nën emrin e diskutimit dhe debatit, ndodh tjetër gjë.

Kështu ndodhi edhe me amnistinë për të cilën jam bërë pishman që e kam votuar. SPAK-u ka arritur në nivele të larta të ndëshkimit të politikanëve dhe shqetësimi është i politikanëve të djeshëm dhe të sotëm të cilët kanë frikë nga pavarësia e SPAK-ut”, shpjegoi Sula për RTSH24.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

9 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

9 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

9 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

9 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

9 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

9 hours ago

This website uses cookies.