Categories: LajmePolitikë

Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: S’tërhiqemi, Parlamenti të votojë kërkesën e 47 deputetëve të opozitës

Ka dështuar sërish mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi deputetët e opozitës, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha hynë në sallë duke zënë karriget dhe mos lejuar bashkëkryetarin e komisionit, Damian Gjiknuri që të hyjë brenda.

Në një intervistë për RTSH-në, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, tha se ngërçi i krijuar zgjidhet me pranimin e kërkesës së tyre për një rikompozim të Komisionit.

Ai kërkoi që Parlamenti të pranojë kërkesën e firmosur nga 47 deputetët e opozitës, teksa theksoi se synim i tyre, sipas Bylykbashit, është që Komisioni të përfshijë të gjitha interesat dhe flukset, ndërsa përmendi edhe “fraksionin e vogël të Lulzim Bashës”.

Rrotacioni politik është parim. Ajo që ne kemi synim është që ky Komision të përfshijë të gjitha interesat dhe flukset jo vetëm të maxhorancës. Por edhe opozitës, sigurisht edhe të fraksionit të vogël të Lulzim Bashës. Kemi një kërkesë me firmë të 47 deputetëve për rikompozimin e komisionit. Në momentin që Parlamenti me datë 8 voton rikompozimi e Komisionit, kjo krizë zgjidhet dhe ne ulemi e debatojmë për rregullat shtesë. Nëse ne kalojmë te debati për rregullat, ai do përballet me nevojën për të hequr dorë nga përdorimi  fuqisë së tij si shtet për të fituar zgjedhjet. Edi Ramës i intereson ky konflikt që të dali ky si lajm dhe jo problemet që kanë inceneratorët, Porti i Durrësit. Ajo që duan shqiptarët janë zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo që Rama të fitojë me çdo kusht. Nëse ky është komision bipartizan, ku gjysmën e ka opozita, ne nuk e negociojmë këtë me Ramën. Nuk do tërhiqemi nga kërkesa për të bërë atë që duhet. Kërkojmë atë që Edi Ramës i është premtuar kur ishte kreu i opozitës, që opozita ka sovranitetin e plotë për të përcaktuar se kush janë përfaqësuesit e saj. Nuk e përcakton ai as popullin opozitar as deputetët e tij dhe as se kush është opozita”, tha Bylykbashi.

I pyetur nëse ata do të konsiderojnë bojkotimin e zgjedhje në vitin 2025, në rast se kërkesa e tyre nuk plotësohet, Bylykbashi e përjashtoi kategorikisht një gjë të tillë duke e konsideruar “vendim të shkuar tmerrësisht të gabuara të Bashës”.

Ne kemi vendime të Kuvendit kombëtar që përjashtojnë mos hyrjen në zgjedhje, ato janë vendime tmerrësisht të gabuara të Lulzim Bashës. Ne do përpiqemi që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje pa tiraninë e Edi Ramës mbi kokë. Ne kërkojmë zgjedhje me standarde të gjithë pranuara nga palët, por që nuk bien nën standardin ndërkombëtar për zgjedhjet demokratike”, theksoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me…

1 hour ago

“Do të jetë një sezon epik”

Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula…

1 hour ago

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet luhen më 5 dhe 6 shkurt

Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6…

1 hour ago

Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, 923 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të…

1 hour ago

Sytë nga TikTok, ‘E diela jonë’ mbi 2 milion shikime në 24 orë!

Në kohën kur diskutimi për mbylljen e TikTok vijon të marri debat në Shqipëri, audienca…

2 hours ago

Liqen në mes të maleve – Liqeni i Kallabakut në Kukës, i mahnitshëm në çdo gjë

Liqeni i Kallabakut në Kukës, është i mahnitshëm në çdo stinë. I shpallur monument i…

2 hours ago

This website uses cookies.